Policia e Shtetit njoftoi mbi arrestimet e kryera nga policitë e rretheve në 12 orët e fundit. Kështu:
Policia e Fierit arrestoi shtetasin F. Dh., 47 vjeç, banues në Roskovec për shpërndarje të dorgës me doza të vogla në një bar-kafe.
Policia e Durrësit vendosi 1349 gjoba për shkelje të rregullae të qarkullimti rrugor dhe ka pezulluar 61 leje drejtimi, për 2 javë. Si dhe arrestoi një person, të shpallur në kërkim për trafik të paligjshëm emigrantësh.
Policia e Dibrës arrestoi 4 persona, 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 1 person për ndërtim pa leje.
Policia e Lezhës arrestoi 5 persona për drejtim mjeti në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu u arrestua një 14-vjeça për armëmbajtje.
Policia kufitare e Kukësit arrestoi një maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika për trafik droge.
Policia e Lushnjes arrestoi 3 persona për grabitje automjetesh.