15 persona të rinj u me Covid-19 u raportuan të hënën pasdite, duke e çuar numrin total në 104.
Në 24 orët e fundit humbën jetën 2 persona: një 43-vjeçar nga Kavaja pa sëmundje të tjera por mbipeshë dhe një 71-vjeçar nga Kuçova me disa sëmundje bashkëshoqëruese.
Një 61-vjeçar nga Tirana është në vdekje klinike dhe mbahet në jetë me aparatura.
Në informimin e përditshëm, të hënën pasdite, Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino informoi se harta e personave të prekurit u shtri gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë e Shkodër.
Në 24 orët e fundit janë testuar 45 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 856 persona, ku:
– 104 raste janë të prekur nga koronavirusi,
– 5 janë shëruar,
– 4 kanë vdekur,
– 49 persona janë të shtruar në spital,
– 3 prej tyre janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 68 persona;
— Në Durrës: 7 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 12 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 3 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Korçë: 3 persona;
—Në Vlorë: 4 persona;
— Në Shkodër: 1 person.
Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.