15 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orë, shkon në 104 totali i të prekurve

Nga Exit News
15 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orë, shkon në 104 totali i të prekurve

15 persona të rinj u me Covid-19 u raportuan të hënën pasdite, duke e çuar numrin total në 104.

Në 24 orët e fundit humbën jetën 2 persona: një 43-vjeçar nga Kavaja pa sëmundje të tjera por mbipeshë dhe një 71-vjeçar nga Kuçova me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Një 61-vjeçar nga Tirana është në vdekje klinike dhe mbahet në jetë me aparatura.

Në informimin e përditshëm, të hënën pasdite, Shefja e Sëmundjeve Infektive në ISHP Silva Bino informoi se harta e personave të prekurit u shtri gjatë 24 orëve të fundit në Vlorë e Shkodër.

Në 24 orët e fundit janë testuar 45 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 856 persona, ku:

 – 104 raste janë të prekur nga koronavirusi,

 – 5 janë shëruar,

 – 4 kanë vdekur,

 – 49 persona janë të shtruar në spital,

 – 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.

Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 68 persona;

— Në Durrës: 7 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;

— Në Fier:  12 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Lushnje: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Elbasan:  2 persona;

— Në Rrogozhinë:  2 persona;

— Në Kavajë:  3 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;

— Në Korçë: 3 persona;

—Në Vlorë: 4 persona;

— Në Shkodër: 1 person.

Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>