Mospranimi i kompromisit nga PD: çfarë thanë politikanët shqiptarë dhe të huaj

Mospranimi i kompromisit nga PD: çfarë thanë politikanët shqiptarë dhe të huaj

Kryetari i PD-së Lulzim Basha:

“Jo se Partia Demokratike nuk ka besim te ndërkombëtarët, pasi kemi thënë që nuk ka votë pa mision ndërkombëtar monitorimi, por jo kompetenca kushtetuese.”

Kryeministri Edi Rama:

 “[PD] nuk i do partnerët strategjikë të Shqipërisë apo të huajt nëpër këmbë sepse i friket paanshmërisë, profesionalizmit dhe besnikërisë së tyre.”

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar të LSI-së:

“Një reformë e tillë parimore, konsensuale dhe sipas Venecias mund të realizohet vetëm në këtë mënyrë [konsesuale].Përtej çdo shantazhi dhe çdo lloj tentative për të akaboruar deputetë.”

Ambasadori amerikan Donald Lu:

“Jemi të zhgënjyer me përgjigjen e Zotit Basha ndaj propozimit hibrid për reformën në drejtësi.”

Delegacioni i BE-së, Tiranë:

“Shprehim keqardhje që udhëheqja e Partisë Demokratike refuzoi prozimin për kompromis.”

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë në parlamentin europian:

“Kam takuar anëtarë të grupit Lead Albania”. Ata më pyetën e kupton PD-në dhe Bashën për reformën? Përgjigja ime ishte: Më vjen keq, por jo.”

Monica Macovei, kryetarja e Komisionit Europian të Asociim-Stabilizimit Shqipëri-BE:

“Të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si bëjnë perzgjedhjen e gjytareve dhe kane eksperience, është për mua e pajustifikueshme.”

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>