Kryetari i PD Lulzim Basha ju përgjigj thirrjes publike të Kryeministrit Rama për kompromis.
Në mesazhin e tij, Zoti Basha bëri me dije se:
- Refuzon takimin ballë për ballë me Kryeministrin Rama.
- Kërkon që diskutimi të zhvillohet në një nivel poshtë tyre.
- Mbron propozimin e tij duke theksuar se është në përputhje me rekomandimet e Venecias.
Më poshtë përgjigjia e plotë e Zotit Basha:
Lëri letrat e hapura dhe shfaqjet publike. Reforma në drejtësi kërkon seriozitet dhe impenjim, jo tallje e as manovra politike. Propozimi ynë bazohet 100% tek rekomandimet e Venecias të cilat PD dhe PS i kanë pranuar si udhërrëfyesin e vetëm. Autorizo negociatorët e PS ti rikthehen negociatave për zgjidhje. Negociatorët e PD janë, sic e dini, të gatshëm që sot.