Duket se sot do të zhvillohet takimi mes Kryeministrit Rama, kreut të PD-së Lulzim Basha, kreut të Kuvendit Ilir Meta e ambasadorëve Lu e Vlahutin për reformën në drejtësi.
Ftesës së bërë një ditë më parë nga Zoti Meta për takim shumëpalësh, në vend të takimit mes Ramës e Bashës siç propozoi fillimisht ambasadori Lu, ju përgjigjën të gjithë palët.
Por i vetmi që foli e mbështeti dhe qëndrimin tjetër të Zotit Meta për krijimin e një qeverie teknike për të organizuar zgjedhje të parakohshme pavarësisht miratimit të reformës, ishte vetëm Zoti Basha.
Tashmë, dhe pse janë të gatshëm të ulen në bisedime për miratimin e reformës më 21 korrik, Kreu i LSI-së Meta dhe Kreu i PD-së Basha kërkojnë zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri Rama dhe ambasadorët Lu e Vlahutin ende nuk janë shprehur për këto deklarata.
Ndërkohë, pritet ende të mësohen të dhënat për orën dhe vendin e takimit të sotëm.
Aktualisht, ambasadorja Vlahutin dhe eurodeputeti Fleckenstein po zhvillojnë takime të veçanta me Kryeministrin Rama, Zotin Meta e Zotin Basha.