Basha: Rama prishi marrëveshjen e arritur dje

Basha: Rama prishi marrëveshjen e arritur dje

Kreu i PD-së Lulzim Basha akuzoi sot kryeministrin Rama se ka prishur marrëveshjen e negociuar dje gjatë takimit Rama-Meta-Basha, për dy çështjet e mbetura pa zgjidhje.

“Kur kjo marrëveshje po shkruhej dhe po bëhej gati për firmë ka ndodhur gjëja më absurde  me  qëllim  prishjen e konsensusit në parlament. Dy çështje të dakordësuara që kanë të bëjnë me rolin e ndërkombëtarëve dhe formulën e rakorduar për legjitimimin e misionit ndërkombëtar u ranë dakord dhe ndërkohë që marrëveshja do nënshkruhej, u prish. Kjo është një përpjekje ogurzezë për të shkatërruar konsensusin dhe është në frymën e deklartës së Ramës pasi ne ramë dakord për negociatat”, deklaroi Zoti Basha.

Deklaratën e djeshme të kryeministrit Rama se shumica i ka siguruar 94 vota për të miratuar reformën, Zoti Basha e quajti si tentativë dashakeqëse të kryeministrit për të mos lejuar opozitën të bashkojë votat e saj për një reformë konsensuale, siç e kërkojnë ndërkombëtarët.

“Partia Demokratike i ka gati votat për të votuar më 21 korrik në parim draftin kushtetues dhe pas rakordimit për shtatë ligjet nen për nen të gjithë paketën. Nëse nuk zgjidhen dot dy çështjet e rikthyera, i kam bërë thirrje Kryetarit të Kuvendit që bashkarisht ta zgjidhim këtë në Bruksel për të shpartalluar kështu komplotin e Edi Ramës kundër reformës në drejtësi, të Ramës dhe të klaneve të drogës dhe të cdo klienti të këtij komploti me pashaportë shqiptare apo të huaj”, tha Zoti Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>