Rreziku sipas ministrit Ahmetaj dhe profesorit socialist

Nga Karl Kuçi
Rreziku sipas ministrit Ahmetaj dhe profesorit socialist

Dy ditë më parë, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ndërsa jepte i nervozuar një konferencë shtypi për të paraqitur të dhënat ekonomike të gjashtë mujorit të parë të 2016, u përpoq të hedhë poshtë idenë e një qeverie teknike të propozuar nga Zoti Meta.

Sipas Ministrit Ahmetaj, qeveria teknike do të ishte një kërcënimpër ekonominë. Ai shpjegoi më vetëkënaqësinë e tij të zakonshme si një historian i ekonomisë se “qeveritë teknike në kohë normale nuk kanë qenë të suksesshme”, duke lënë të nënkuptohet se përbëjnë një rrezik për ekonominë e një vendi.

I pyetur për një koment teknik mbi këtë deklaratë, një profesor i vjetër socialist, me përvojë në qeverisje, i cili kërkoi ë mbetej anonim, u shpreh:

“A ka mundësi të këtë diçka më të rrezikshme për ekonominë e një vendi se të jetë Arben Ahmetaj Ministër Financash!”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>