1579 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Nga Exit News
1579 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Policia ka gjobitur 1579 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 38 mijë euro.

Gjithashtu, policia ndëshkoi 1 pronar lokali me 9 mijë euro,  pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë.

Ai lejoi muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektoi mbajtjen e maskës dhe distancimin social.

Gjithashtu u gjobitën 10 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete dhe 7 të tjerë pasi lëvizën pas orës 22:00.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>