Rreth 17 mijë punonjës dhe ish-punonjës të minierave, naftës, gazit dhe ata që kanë punuar në ish-Kominatin Metalurgjik kanë aplikuar pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) për të përfituar shtesë pensioni ose invaliditeti.
Deri më tani, sipas ATSH-së, deri më 21 nëntor, ISSH ka publikuar listën me 343 përfitues.
Përfitimet vijnë nga ligji “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industries së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.