17 persona të testuar, asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Nga Exit News
17 persona të testuar, asnjë rast me koronavirus në Shqipëri

Shqipëria vazhdon të mos ketë rast të konfirmuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se deri më tani janë testuar 17 persona të dyshuar dhe të gjithë kanë rezultuar të painfektuar.

Në një deklaratë për shtyp, Eugena Tomini, Drejtuese e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, tha se 24 orët e fundit janë kontrolluar rreth 3500 udhëtarë. Ajo i bëri thirrje qytetarëve të cilët kanë udhëtuar ditëve të fundit nga Italia të vetë-izolohen.

“Gjatë ditës së djeshme (26 shkurt) janë testuar 4 raste në laboratorin e virologjisë së ISHP, të cilët kanë rezultuar negative për COVID-19 [koronavirus]. Nga periudha e shfaqjes së epidemisë në Kinë e deri mbrëmjen e djeshme janë testuar në total 17 raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar negative për COVID 19. Nga totali i tyre, 8 raste kanë pasur histori udhëtimi me Kinën dhe 9 raste kanë patur histori udhëtimi me Italinë”

Italia, si burimi i përhaphjes së koronavirusit në Evropë, vazhdon të raportojë rritje të të prekurve me më shumë se 450 raste të konfirmuara.

Të mërkurën Greqia dhe Maqedonia e Veriut u bënë shtetet e radhës që raportuan raste, ndërkohë që në Shqipëri autoritetet thanë se nuk kishte ende asnjë.

Sipas raportit ditor të së enjtes, rreth 82,200 persona janë prekur nga virusi (78,500 në Kinë), 2,800 kanë humbur jetën (2,747 në Kinë).

Për tu informuar më tepër rreth shpërhapjes së koronavirusit deri më tani mund të lexoni këtu, ndërsa për informacionet të tjera mund të lexoni këtu 9 pyetjet më të zakonshme rreth këtij virusiKëtu mund të lexoni disa nga këshillat bazike që çdokush duhet t’i ketë parasysh.

Po ashtu, Exit News është konsultuar me disa specialistë të sëmundjeve infektive dhe të mushkërive dhe dëshiron të informojë lexuesit për disa nga rastet kur ata duhet të shqetësohen për mundësinë e prekjes nga koronavirusi. Për më tepër mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>