
17 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë.
Vendi shënoi 557 raste të reja me koronavirus, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sot u shëruan 727 persona, ndërsa rastet aktive shkuan në 12.587.
Kosova ka raportuar 43.881 të prekur nga Covid-19 që nga rasti i parë në mars 2020. Prej tyre,1.137 kanë vdekur.
Qeveria vendosi orë izolimi dhe ndalim të aktiviteteve të disa bizneseve nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.