
Policia ka gjobitur 592 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, në 24 orët e fundit. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek, duke e cuar shumën totale në rreth 41 mijë euro.
Gjithashtu, policia ndëshkoi 1 pronar lokali me 9 mijë euro, pasi nuk respektoi protokollet e sigurisë.
Ai lejoi muzikën pas orës 20:00 dhe nuk respektuan mbajtjen e maskës dhe distancimin social.
Gjithashtu u gjobitën 6 qytetarë që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete dhe 9 të tjerë pasi lëvizën pas orës 22:00.