Klodian Leka dhe Bislim Lakna, dy prej protestuesve që shkruan emrin e kryeministrit Rama në një kosh plehrash u arrestuan dje në mbrëmje.
Nisma për të shkruar emrat e deputetëve që votuan pro ligjit të importit dhe riciklimit të mbetjeve në koshat e Tiranës nisi pas thirrjes së deputetit Blushi në seancën parlamentare.
Deri më tani politikanët që “kanë adoptuar” nga një kosh plehrash janë Edi Rama, Eduart Shalsi, Taulant Balla, Petrit Vasili, Alfred Peza, Erion Veliaj, Namik Kopliku, Namik Dokle, Sadri Abazi, Besnik Bare, Bashkim Fino, Gramoz Ruçi, Ilir Beqaj, Fidel Ylli, etj.
Ligji për importin dhe riciklimin e mbetjeve u miratua dje në parlament, pavarësisht kundërshtive e protestave të shoqatave ambientaliste dhe shoqërisë civile.
63 deputetë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim votuan pro, ndërsa 27 deputetë, kryesisht të opozitës, votuan kundër.