Bjerini sa të doni fyellit, referendumi nuk bëhet! – Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama

Bjerini sa të doni fyellit, referendumi nuk bëhet! – Pikat kryesore të intervistës së Kryeministrit Rama

Kryeministri Edi Rama bisedoi, mbrëmë, me gazetarin Blendi Fevziu, në emisionin Opinion.

Disa nga deklaratat e tij kryesore janë:

Për ligjin e importit të mbetjeve:

  • Plehrat nuk importohen në Republikën e Shqipërisë. Ajo që do të vijë është lëndë e parë si gruri dhe si sheqeri që blihen në bursë.
  • Kë të çoj në referendum? Të drejtën e kompanisë për të blerë lëndë të parë si në Greqi, Kroaci, Itali, Mal të Zi, Kosovë, Serbi?
  • Bjeri sa të duash këtij fyelli. Referendum nuk bëhet. Pra referendum që këto kompani të blejnë  lëndë të parë nuk ka.
  • Plastika është e rrezikshme? Çfarë rreziku ka plastika?!
  • [në 2013-ën] kemi ndaluar çdo mbetje, të vetëdijshëm që në këtë aspekt po bënim diçka që për një periudhe kohe do shkaktonte probleme për industrinë, por njëkohësisht të bindur se duhet të përgatisnim një plan të qartë dhe kur të ishim gati të bënim hapjen e rrugës për lëndët e para.
  • Të gjithë gjërat që kam thënë në atë periudhë [2011-2013] për atë çështje, nuk i lëviz, i them prapë. Shqipëria nuk mund të importojë plehra. Këto janë lëndë të para si gruri dhe si sheqeri.
  • Në ligjin e ri, që nuk është ligji i shkuar, por është i ndryshuar, ne kemi ndaluar çdo formë importi plehrash për arsye djegie apo importi. Ndalohen në të gjitha rastet mbetjet e rrezikshme që kemi ndaluar në 2013-ën, çdo formë importi duke bllokuar edhe mbetjet e riciklueshme.
  • Bllokimi total në 2013-ën i çdo importi dhe i mbetjeve që quhen lëndë e parë ka qenë detyrim.
  • Në vitin 2013 doganat tona nuk i kishin vlerësimet e sotme. Sot doganat tona kanë skane që skanojnë gjithçka. Po flasim për helmet, jo hashashin. Hashashi është bar. Skaneri është për tjetër gjë.

Për median:

  • Ju [media] jeni një kërcënim i madh sepse të nxjerrësh gjëra të tilla dhe të alarmosh publikun me padijen tuaj është kriminale. Fut në panik të gjithë njerëzit me një gënjeshtër.

Për koalicion PS-LSI:

  • Koalicioni ka momentet e veta. Ka pasur situata të vështira, tensione të brendshme, por ky koalicion ka bërë reformat më të mëdha në 25 vite. Dhe kjo për mua është një nga gjërat më të rëndësishme.
  • Jemi në diskutime për të bërë një bilanc serioz dhe për të përcaktuar piketat e mandatit të ardhshëm. Dhe ky negocim do të përcaktojë si do të jetë koalicioni.
  • Në kazan [media] ëndërrohet momenti kur ky koalicion do të prishet dhe punohet që të prishet. Fjalët e kazanit kanë mbetur në kazan si mbetje të pariciklueshme.

Për zgjedhjen e Presidentit të ri:

  • Kandidati do të zgjidhet nga ky parlament dhe jo nga parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet. Me Metën nuk kemi diskutuar për emrat pasi e konsideroj një çështje të parakohshme.
  • As nuk bëhet fjalë t’ja lë opozitës.

Për zgjedhjet në Dibër:

  • Partia Demokratike shkoi në Dibër që do rrezonte qeverinë. Shkoi gjithë SHQUPI atje me disa çeta të veshura me të zeza me fuoristrada.
  • Humbasin me katër mijë vota dhe kanë kurajon dhe thonë që na i mori PS-ja. Unë nuk merrem fare me këto filmime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>