Reportazhi i AFP-së për kultivimin e kanabisit – Pikat kryesore

Reportazhi i AFP-së për kultivimin e kanabisit – Pikat kryesore

Pas Huffington Post e Rai News, edhe media franceze AFP shkruan për situatën shqetësuese të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit nga Shqipëria.

Në një reportazh të gazetares Briseida Mema, të publikuar në AFP me titullin “Shqipëria djeg arat me kanabis për të pastruar imazhin e saj” shkruhet se:

  • Shqipëria është bërë  një rrugë kryesore transiti për kokainën e Amerikës së Jugut, si dhe heroinës afgane me destinacion Evropën.
  • Bandat kriminale kontrollojnë biznesin i cili …… është i mbushur me “dëshpërimin e fermerëve”.
  • “Të gjendur përballë këtyre aksioneve, kultivuesit e marijuanës tërhiqen në zona ku aksesi është i vështirë” shton Altin Qato [Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Publike]. Ata gjithashtu po mbjellin gjithnjë e më shumë një varietet holandez të modifikuar gjenetikisht me një cikël të shkurtër lulëzimi i cili jep disa të korra.
  • Tregtia gjithashtu përfshin policë të korruptuar. Rreth 20 janë akuzuar deri më tani dhe politikanët në të gjithë spektrin e akuzojnë njëri-tjetrin për lidhje me trafikantët.
  • Dy kilogram farë shiten për 600 euro (670 dollarë amerikanë) – sa çmimi i rreth një ton grurë.
  • I shitur për 200-300 euro kilogrami në Shqipëri, kanabisi arrin 10-fishin e çmimit në Greqi e Itali.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>