Ndalimi i emisionit Publicus – Akuza dhe kundër përgjigje

Ndalimi i emisionit Publicus – Akuza dhe kundër përgjigje

Seria e tretë e emisionit investigues “Publicus” nuk u lejuan të transmetohej, këtë të premte në kanalin televiziv Vizion+. Në këtë seri emisioni trajtonte rastin e  vdekjes së një 17 –vjeçari në lendfillin e Sharrës.

Producenti dhe regjizori i emisionit Artan Rama bëri të ditur dje në një intervistë për median BIRN arsyet e tij për bllokimin e transmetimit të emisionit.

Zoti Rama u shpreh se:

“Mendoj se vendimmarrja për të bllokuar këtë emisionin nuk lidhet vetëm me Bashkinë e Tiranës por edhe me institucionet më të larta të qeverisjes.

Kjo qeveri nuk e ka problem raportimin apo dhe ato çka thuhet në sudio televizive. Të lënë të flasësh për të justifikuar lirinë e fjalës, për të thënë se ka demokraci, por në momentin që ti provon korrupsionin e qeveritarëve atëherë ke probleme.”

Sot, në lidhje me bllokimin e emisionit reagoi edhe Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili u shpreh se:

“As nuk e kam parë emisionin, as nuk i njoh gazetarët, e as kam kontaktuar kurrë me Vizion Plus. Sfidoj këdo që bën gazetari të mirëfilltë të provojë të kundërtën!”

Kryebashkiaku Veliaj akuzoi opozitën dhe mediat pranë saj se po e akuzojnë atë pa fakte.

Por, e vërteta është që ky emision nuk do të transmetohet. Ky është rasti i dytë brenda një muaji që gazetarë të ndryshëm nuk lejohen të publikojnë hetimet e tyre në lidhje me vdekjen e 17 vjeçarit në lendfill.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>