A po përgatitet qeveria për të pritur emigrantë? — Pohimet e Kryeministrit në Beograd Serbi

A po përgatitet qeveria për të pritur emigrantë? — Pohimet e Kryeministrit në Beograd Serbi

Kryeministri Edi Rama i ftuar në forumin e Sigurisë në Serbi u shpreh i gatshëm për të pritur emigrantë në Shqipëri.

“Ne jemi gati të ndajmë barrën e krizës së emigrantëve.” – u shpreh Zoti Rama.

Gjithashtu, ai u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri – Serbi janë të rëndësishme për të ardhmen e të dy vendeve.

“Ne nuk e kemi luksin të mos i flasin njëri –tjetrin, bien ose jo dakord.”

Kryeministri i krahasoi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve me marrëdhëniet ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.

“Marrëdhëniet Serbi – Shqipëri janë si bashkimi i suksesshëm Francë – Gjermani.”

Në lidhje me Kosovën, Zoti Rama tha se:

“Trepça është një çështje që i përket Kosovës, jo Beogradit.”

“Megjithëse ne nuk biem dakord për Kosovën, dialogu është një ankor e rëndësishmë e të ardhmes.”

Për procesin e anëtarësimit të dy vendeve në BE, ai tha se:

“Lëvizja drejt perëndimit është e vetmja gjë e shëndetshme që ne mund të bëjmë për vendet tona.”

“Procesi i anëtarësimit është më i rëndësishëm se anëtarësimi në vetvete sepse ai ndihmon në ndërtimin e një shtetit që kurrë nuk e kemi pasur.”

Kryeministri kritikoi ashpër burokracinë e BE-së në lidhje me menaxhimin e krizës së refugjatëve.

“Vendet e BE-së duhet të fillojnë të sillen si Europian, të respektojnë vlerat të cilat i presin prej nesh.”

Gjithashtu, ai vlerësoi Serbinë si vendi me sjelljen më “europiane” në lidhje me krizës e refugjatëve në karahasim me disa vende të tjera anëtare të BE- së.

Ndërsa, Kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç u shpreh se do të vazhdojë dialogun me Kosovën për shkak të prosperitetit ekonomik.

Në lidhje me kufijtë e dy vendeve, kryeministri serb u shpreh se “Shqipëria nuk ka asnjë problem me kufijtë e saj, Serbia ka.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>