Kodheli, ushtria nuk mund të përdoret për të luftuar kanabisin

Kodheli, ushtria nuk mund të përdoret për të luftuar kanabisin

Para dy ditësh Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, duke folur për luftën ndaj kultivimit të kanabisit u shpreh se:

“Nuk e di të them nëse është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional edhe ushtria mund të dalë.  Ne duhet të japim këtë mesazh dhe jam i bindur për këtë. …”

Ndërsa sot Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli është kundërpërgjigjur duke thënë:

“Siguria është serioze dhe FA-të janë serioze. Kur flasim për gjëra serioze, duhet të jemi të tillë. Punët në demokraci janë të ndara, secili bën atë që i takon”

Qëndrimi i Zonjës Kodhelit duket i çuditshëm, pasi ajo gjatë këtyre tre viteve më shumë se për çdo gjë tjetër e ka përdorur ushtrinë për të mbledhur plehrat rrugëve dhe brigjeve të Shqipërisë.

Më 6 gusht, kur ushtria nisi aksionin e radhës për pastrimin e vijës bregdetare nga Vlora deri në Ksamil, Zonja Kodheli në një postim në Facebook shkroi se:

“Nuk po kërkojnë pokemona! Nuk janë as pushues, janë pjesëtarë të Forcave të Armatosura, të cilët në 40 gradë kanë nisur sensibilizimin nga Vlora në ‎Ksamil për të mos ndotur mjedisin dhe për ta mbajtur atë pastër. Sensibilizohuni dhe ndiqni shembullin! Nuk mund ta bëjë përherë ushtria”, shkruan në Facebook, ministrja e Mbrojtjes.

Ndërsa shfarosja e kanabisit me të drejtë mund të mendohet se ka rëndësi për sigurinë kombëtare, mbledhja e qeseve plastike nëpër brinja dhe gërxhe nga ushtria duket krejtësisht e pajustifikuar.

 

Artikull i lidhur:

Forcat e armatosura kuq e gjelbërt — Koment

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>