Në seancën e sotme parlamentare, Kryeministri Rama debatoi me deputetët Topalli e Noka, lidhur me ligjin e arsimit të lartë dhe kanabisin.
Zoti Rama ju drejtua deputetëve me batuta e shpoti, deri në ofendime.
Drejtuar ish-ministrit të Brendshëm Flamur Noka:
- Flamur, ti detyrën e ke të tundësh mbi kanabis. Nuk ke lidhje me sistemin universitar. Kështu që vazhdo tundu Flamur, valëvitu mbi kanabis. Valëvitu mbi kanabis, dhe mos u merr me çështje të tjera, dhe as nuk t’i kanë ngarkuar ty dhe as nuk i mban dot mbi kurriz. Tundu mbi kanabis dhe e vetmja gjë që mund të bësh është që kuotat e universiteteve përktheji në tonelata kanabis.
- Vazhdo punën të hash dhe ti përsheshin tënd, përshesh i madh. Kujdes se po ju shtohen njerëzit që hanë përsheshin tuaj, kështu që luftoni fort, të meritoni lugën e Saliut se nuk ka lugë për të gjithë.
Drejtuar ish-Kryetares së Kuvendit Jozefina Topalli:
- Jozefinë, the ç’nuk the, po s’kuptova ça the. Aq më tepër nuk jam i sigurt që ti e di ça deshe me thënë.
- Unë fola për fakte, siç fola edhe herës tjetër me atë fotografi për të konkurruar me Tinka Kurtin, se me atë mund të konkurrosh tani se në PD iku ajo punë. E mori Luli! Në konkurrencën me Tinkën e kam pranu që je rrotë më rrotë.
- Je kryetarja e parlamentit mbas Luftës së Dytë Botërore në Evropë që ke miljet më të shumta. Jam i bindur që meqenëse ke bërë ato milje, ti do të udhëtosh falas gjithë jetën.
- Po në Tiranën tande dhe të Saliut ma thuaj kur fillonte universiteti? Bëji një telefon Saliut dhe të të thotë se fillonte në njejtën kohë.