Italia u bë të hënën shteti i dytë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës që tejkalon numrin e 20 mijë viktimave me Covid-19, ndërsa totali botëror shkoi mbi 118 mijë të vdekur – rreth 1,9 milionë të infektuar.
Në SHBA numri i viktimave po i afrohet 23 mijë persona ndërsa të infektuarit rreth 590 mijë vetë.
Kjo situatë nxiti Presidentin Donald Trump shpalli, të shpallte të dielën gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të 50 shtetet.
Autoritetet italiane raportuan të hënën 566 viktima dhe 1 363 të infektuar të tjerë duke e çuar bilancin në 159 516 të infektuar dhe 20 465 të vdekur.
Shifrat janë në ulje, por sidoqoftë qeveria italiane është shprehur se nuk do të nxitohet për të hequr masat kufizuese.
Spanja raportoi për të dhjetën ditë radhazi prirje në rënie të numrit të viktimave.
Nga 950 që raportohej në fillim të muajit prill, të hënën u raportuan vetëm 517 viktima dhe 3 477 të infektuar të tjerë.
Totali në Spanjë bën fjalë për rreth 17 500 të vdekur dhe 170 mijë të infektuar.
Franca raportoi gjithashtu 574 viktima me Covid-19 duke e çuar totalin në rreth 15 mijë të vdekur – 137 873 të infektuar, – shifra te cilat e kanë bindur Presidentin Emmanuel Macron të zgjasë masat e karantinës kombëtare deri më 11 maj.
Për shtetet e tjera Britania e Madhe numëron 11 346 viktima, Belgjika rreth 4 mijë, Gjermania 3 mijë dhe Holanda 2 800.
Vdekshmëria në rang botëror ka shkuar në 6.2 për qind, ndërsa në shtete si Italia, apo Spanja është mbi 10 për qind.