19 persona të rinj u me Covid-19 u raportuan të martën paradite, duke e çuar numrin total në 123.
Në 24 orët e fundit humbi jetën një 49-vjeçar nga Tirana i cili vuante nga diabeti.
Në informimin e përditshëm, të hënën pasdite, Eugena Tomini informoi se harta e personave të prekurit u zgjerua gjatë 24 orëve të fundit në Lezhë, Has e Berat.
Në 24 orët e fundit janë testuar 74 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 930 persona, ku:
– 123 raste janë të prekur nga koronavirusi,
– 10 janë shëruar,
– 5 kanë vdekur,
– 57 persona janë të shtruar në spital,
– 2 prej tyre janë në terapi intensive.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Përhapja e koronavirusit është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 72 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Durrës: 8 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 12 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Korçë: 9 persona;
—Në Vlorë: 4 persona;
— Në Shkodër: 2 person;
— Në Lezhë: 1 person;
— Në Has: 2 persona;
—Në Berat: 1 person.
Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.