Ambasadori amerikan Donald Lu komunikoi dje me qytetarët drejtpërsëdrejti me anë të një konferencë nga faqja zyrtare e ambasadës amerikane.
Ambasadori ju përgjigj pyetjeve të qytetarëve, kryesisht të lidhura me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj kanabisit.
Disa nga pohimet kryesore të ambasadorit janë:
Për reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin:
- Me anë të dekriminalizimit, i kemi dhënë lamtumirën një numri politikanësh kriminelë dhe të korruptuar – mes tyre, Xhelili, Frroku, Muhameti, Petraj, Ndoka. Kemi edhe nja dy që po përballen me akuza penale – Prenga dhe Rroshi – por teksa flasim janë në gjyq.
- Me anë të reformës në drejtësi – për Shqipërinë po vijnë ndryshime të mëdha për sa i përket krijimit të prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin e nivelit të lartë si kurrë më parë.
- Ka politikanë të korruptuar që duhet të kenë frikë se ndryshimi po vjen.
- Nëse ligji [i vetingut] është në përputhje me Kushtetutën do zbatohet. Nëse Gjykata thotë se ligji ka probleme, do të rregullohen.
Për luftën ndaj lëndëve narkotike:
- Guardia di Financa tha se ka shtim të sipërfaqes së mbjellë me kanabis. Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. DEA po bashkëpunon me qeverinë për të kapur ‘peshqit e mëdhenj’.
Për qeverinë Rama:
- Kjo qeveri po bёn punё tё rёndёsishme nё fushёn e reformave, por gjithashtu disa pjesё tё qeverisё po zhgёnjejnё qytetarёt shqiptarё dhe nuk po i pёrmbushin pritshmёritё.
- Disa ministrive tё kёsaj qeverie do t’i vendosja notёn 10. Disa ministrive tё tjera do t’u vija notёn zero.
- Ata ministra që i vlerësoj me 0 nuk mund t’ua them. Mendoj se zbulimi i kёsaj i pёrket publikut shqiptar, gazetarёve investigativё, dhe shoqёrisё civile.
Për zgjedhjet e vitit 2017:
- Prej dhjetorit tё vitit tё kaluar, Shqipёria ka aprovuar legjislacionin mё tё fortë nё Evropё pёr dekriminalizimin.
- Mendoj se legjislacioni do t’i ndihmojё institucionet shqiptare, demokracinё e Shqipёrisё, tё mbrohen nga futja e mё shumё kriminelёve nё politikё.
- Kam shpresё se Ambasadori i SHBA dhe Ambasada e SHBA do tё luajё njё rol mё tё vogёl se sa nё zgjedhjet e fundit vendore. Nё zgjedhjet e kaluara shpenzova shumё kohё duke u pёrpjekur tё bindnim anёtarёt e partive tё mos kandidonin kriminelё pёr poste zyrtarёsh tё zgjedhur.
- Shpresoj se do tё jemi aktivё pёr tё parё se çfarё lloj ndryshimesh do tё parandalojnё blerjen e votёs; do tё parandalojnё intimidimin prej kriminelёve nё qendrat e votimit; do tё parandalojnё llojet e abuzimit qё kemi parё nё vitet e fundit.