Në dy ditët e fundit, policia ka zbuluar dy magazina ku përpunohej kanabis dhe ka kapur mbi 4 ton kanabis e rreth 370 bimë narkotike.
- Më 2 nëntor, 4238 kilogramë kanabis u gjet në një magazinë në Mirditë. Policia arrestoi 22 prej punonjësve në flagrancë.
- Sot, më 4 nëntor, 370 bimë u kapën në Lunxhëri, në një kapanon që shërbente për tharjen dhe përpunimin e bimëve të kanabisit.
Në asnjë nga rastet e fundit, policia nuk ka arritur të kapë drejtues të grupeve kriminale. Zbulimet dhe arrestimet e policisë kanë qenë rastësore, ndaj të vetmit të burgosur janë punonjësit e përpunimit, shumica prej të cilëve i përkisnin komunitetit rom.
Duket se industria e përpunimit dhe trafikimit të drogës në vend është zhvilluar. Bandat e narkotrafikantëve kanë tashmë magazina, punësojnë dhjetëra njërëz dhe e zhvillojnë punën e tyre pa u fshehur.