Në dy ditë zbulohen dy magazina me rreth 4,2 ton kanabis

Në dy ditë zbulohen dy magazina me rreth 4,2 ton kanabis

Në dy ditët e fundit, policia ka zbuluar dy magazina ku përpunohej kanabis dhe ka kapur mbi 4 ton kanabis e rreth 370 bimë narkotike.

  • Më 2 nëntor, 4238 kilogramë kanabis u gjet në një magazinë në Mirditë. Policia arrestoi 22 prej punonjësve në flagrancë.
  • Sot, më 4 nëntor, 370 bimë u kapën në Lunxhëri, në një kapanon që shërbente për tharjen dhe përpunimin e bimëve të kanabisit.

Në asnjë nga rastet e fundit, policia nuk ka arritur të kapë drejtues të grupeve kriminale. Zbulimet dhe arrestimet e policisë kanë qenë rastësore, ndaj të vetmit të burgosur janë punonjësit e përpunimit, shumica prej të cilëve i përkisnin komunitetit rom.

Duket se industria e përpunimit dhe trafikimit të drogës në vend është zhvilluar. Bandat e narkotrafikantëve kanë tashmë magazina, punësojnë dhjetëra njërëz dhe e zhvillojnë punën e tyre pa u fshehur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>