Maj 2001, Mbretëri e Bashkuar:
Zëvendës kryeministri John Prescott u qëllua me vezë në fytyrë gjatë një dalje publike. Duke dashur të mbrojë veten, ai e shtyu me trup qytetarin që e sulmoi. Media dhe opinion publik dënoi aktin e politikanit si të padrejtë dhe kërkoi dënimin e tij.
Gusht 2013, Mbretëri e Bashkuar, Londër:
Kreu i atëhershëm i Partisë Laburiste Ed Miliband u godit me një breshëri vezësh gjatë një vizite në treg. Të paktën një vezë ra në kokën e Miliband dhe disa të tjera në xhaketë.
Duke u munduar të pastrojë xhaketën, Ed Miliband tha se “kjo nuk është hera e parë që më ndodh një incident i tillë, e me siguri nuk do të jetë e fundit. Jam gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja për të qenë në kontakt me votuesit.”
Nëntor 2016, Tiranë:
Mirela Ruko, aktivistja e “Lëvizjes për Universitetit” hodhi salcë domateje mbi Ministren e Arsimit Lindita Nikolla, në formë proteste për reformën e arsimit të lartë. Pas ngjarjes ajo u shoqëruar në Komisariatin Nr.1 të Tiranës, ku u mbajt për më shumë se 10 orë.
Deputetë të Partisë Socialiste dënuan rëndë aktin e qytetares dhe shprehën solidarizim me ministren Nikolla.