Hyn në fuqi ligji i ri për Prokurorinë

Hyn në fuqi ligji i ri për Prokurorinë reforma ne drejtesi

Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë” i cili hyri në fuqi sot, zvogëlon kompetencat e Prokurorit të Përgjithshëm.

Tashmë Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më të drejtë:

  • Të hetojë e zyrtarët e lartë, deputetët, ministrat, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, etj.
  • Të marri vendime për karrierën e prokurorëve – emërim, komandim, transferim, shkarkim.

Këto kompetenca i kalojnë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucion i ri i krijuar në kuadrin e reformës në drejtësi.

Ligji i ri për Prokurorinë u miratua në fund të muajit shtator vetëm me votat e maxhorancës. Ai është një nga shtatë ligjet plotësuese të reformës në drejtësi.

Lajme te ngjashme