2 minatorë u plagosën gjatë punës në minierat e vendit, sipas njoftimit të policisë, të hënën.
Më 9 shtator, minatori Adriatik Boba, 29 -vjeç u plagos gjatë punës në një nga galeritë e kompanisë Albchrome.
Më 13 shtator, policia njoftoi edhe aksidentin e minatorit Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Krastë, Martanesh.
Gjatë tre muajve të parë të 2021 janë aksidentuar gjashtë minator në galeritë e Albchrome.
Më 24 shkurt minatori Fiqiri Karaj humbi jetën në minierat e Zonës D në Bulqizë.
Me gjithë vdekjet e shumë minatorëve në minierat e kromit në Bulqizë, asnjë drejtues apo pronar i kompanive koncesionare nuk është ndjekur penalisht në tre vitet e fundit.
Në shumicën e rasteve fajtor është bërë minatori duke thënë se “nuk është treguar i kujdesshëm”.