
2 person u arrestuan në Pogradec për transportin e 5 emigrantëve të paligjshëm. Personat e arrestuar janë A. A., 24 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë dhe P. C., 35 vjeç, banues në Korçë.
Emigrantët po transportoheshin drejt Tiranës kundrejt shpërblimit. Ndërsa një makinë tjetër e ndiqte nga pas për të kontrolluar rrugën.