
Dy persona E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç u plagosën rreth orës 00:05, tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, të premten. Policia njoftoi se ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas dëshmisë së të plagosurve, të botuar në media, ata u përplasën me disa persona të panjohur, pasi i prenë rrugën, në mënyrë të gabuar me makinë.
Policiaka vendosur postoblloqe për arrestimin e fajtorëve.