
2 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Spitalin francez në QSUT. Sipas Report Tv, 2 të infektuarit ishin specializantë në këtë spital i cili mbulon tre shërbime, atë të ORL-së, Okulistikës dhe Oro-Maxillo-Facial.
QSUT-ja është vatra më e madhe e të infektuarve me 11 raste. Sot në vend u konfirmuan 57 raste me koronavirus, numri më i lartë që prej fillimit të epidemisë.
Ndërkohë vendi prej 18 majit është hapur plotësisht, me përjashtim të organizimit të dasmave, aktiviteteve sportive, dhe ceremonive mortore.