
Dy vrasje mafioze ndodhën dje në vend, një në Lushnje dhe një në Peqin. Nga atentatet humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër.
Në Lushnje, Enver Boriçi, 52 vjeç u gjet i vrarë me një plumb në kokë në lokalin e tij. Sipas mediave, Boriçi ishte anëtarë i bandës kriminale të Aldo Bares.
Në Peqin, Andi Zylyfi u vra dhe Ardit Uruçi u plagos në një atentat me armë, dje në darkë. Të dy personat po udhëtonin me makinë kur u ekzekutuan.