20 gjobat që rrezikoni nëse shkelni masat kundër koronavirusit

Nga Exit News
20 gjobat që rrezikoni nëse shkelni masat kundër koronavirusit

Qeveria përshkallëzoi masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit përmes një akti normativ (kliko këtu për të parë vendimin) që parashikon të paktën 20 gjoba për ata që do të shkelin urdhërat e dhënë ditët e fundit.

  • 10 milionë lekë gjobë depove farmaceutike dhe marketeve të medha nëse nuk ofrojnë shërbim
  • 5 milionë lekë gjobë spitaleve private që nuk vënë në dispozicion shërbimin
  • 5 milionë lekë gjobë për farmacitë që thyejnë ndalimin e eksporteve të barnave
  • 5 milionë lekë gjobë grosistëve që abuzojnë me çmimet
  • 1 deri 5 milionë lekë gjobë nëse rihapen çerdhet e shkollat publike dhe jopublike pa urdhër
  • 1 milionë lekë gjobë kush organizon eskursione, konferenca, aktivitete sportive, sociale e kulturore
  • 1 milionë lekë gjobë kush rihap diskotekat, lokalet dhe restorantet
  • 1 milionë lekë gjobë kush rihap palestrat, qendrat sportive apo të argëtimit
  • 1 milionë lekë gjobë postës nëse nuk zbaton masë për shmangien e grumbullimit të njerëzve në sportele
  • 1 milionë lekë gjobë mediave që në emisione kanë më shumë se 2 persona në studio
  • 1 milionë lekë gjobë për grumbullime në mjediset e konsultave në qendrat shëndetësore
  • 700 mijë lekë gjobë kush hyn në Shqipëri dhe nuk deklaron ardhjen nga zonat e prekura, apo nuk vetëizolohet
  • 700 mijë lekë gjobë kush rezulton pozitiv dhe nuk zbaton masat e dhëna nga autoritetet shëndetësore
  • 500 mijë lekë gjobë kush futet apo lejon futjen pa leje të të afërmve në spitale
  • 100 mijë lekë gjobë mjekëve të spitaleve private që nuk mbështesin Task-Forcën kundër coronavirusit – në rast ripërsëritje u hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit
  • 100 mijë lekë gjobë tregtarëve me pakicë që abuzojnë me çmimet
  • 50 mijë lekë gjobë farmacive dhe ushqimoreve që nuk ofrojnë shërbim
  • 20 mijë lekë gjobë kush thyen kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të hapura urbane
  • 10 mijë lekë gjobë kush lëviz përtej orareve të caktuara – bllokim për 3 muaj të biçikletës, motorit ose makinës (kliko këtu për të parë vendimin)
  • Kush thyen ndalimin e qarkullimit të makinave i hiqet për 3 vjet patenta dhe i sekuestrohet automjeti

Prej 18 marsit lëvizjet janë kufizuar në vetëm 6 orë në ditë – 4 orë nga 06:00-10:00 dhe 2 orë 16:00-18:00.

Për bizneset që do të thyejnë urdhërat më shumë se një herë, do të ndëshkohen me mbyllje aktiviteti për 6 muaj.

Kryeministri Rama komentoi në Facebook se “gjobat nuk janë për popullin, por për shkelësit e rregullave të kësaj lufte dhe nuk janë për të mbledhur shteti para, por për të mbrojtur popullin nga shkeljet që në këtë situatë lufte kërcënojnë shëndetin e tij”.

Në një dalje për mediat Ministrja Manastirliu pati kërkuar gjoba shumë herë më të majme si për shembull 2 milionë lekë gjobë për ata që mbajnë hapur baret, restorantet dhe diskotekat, apo 5 mijë euro për ata që nuk respektojnë urdhërat e autoriteteve për t’u izoluar apo vënë në karantinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>