Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti sot Konventën Kombëtare të partisë. Kryetari i LSI-së Ilir Meta në fjalën hapëse foli për kanabisin dhe situatën ku ndodhet vendi.
Më poshtë pohimet kryesore të Zotit Meta:
Për situatën ku ndodhet vendi
- Ky vend nuk është aty ku duhet të ishte;
- Ne duhet të prodhojme atë që themi të gjithë kudo, një shans më të mirë për një Shqipëri më të begatë.
Për koalicionin qeveritar
- Ne kemi qëndruar besnikerisht koalicionit me PS-në duke patur si busull interesat dhe detyrimet ndaj qytetarëve të këtij vendi;
- Unë besoj se koaliconi ka ende energji për të maturuar sfidat zhvillimore. Janë shënuar shume arritje, por nuk ka asnjë vend për vetkënaqësi.
Për ligjin e dekriminalizimit
- Pas zgjedhjeve 2013-të u ndeshëm me një proces që i mori vendit mjaft energji, siç është procesi i dekriminalizimit;
- Në Kuvend kemi detyrim të çojmë sa më shumë intelektualë, të rinj dhe të reja […. ] ky është detyrim i LSI[…] të mos bëhemi më objekt demonizimi në Parlamentin Evropian;
- Të mos çojmë në kuvend deputetë që kërkojnë tendera dhe i bëjnë presion ministrave. Shpresojmë në një konsensus për listat e hapura si një e drejtë që i jepet qytetarëve për të zgjedhur kandidatët më të mirë.
Për problemi e kanabisit
- Në asnjë rast varfëria e përhapur nuk mund të luftohet dot me kanabis;
- Vendet e punës nuk hapen me kanabis. Shqipëria nuk mund të zhvillohet me kanabis.
Për refromën në arsim
- Ne dëgjuam zërin e maturantëve dhe jemi të keqardhur që sugjerimet tona nuk u dëgjuan.
Për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi
- Ndaj çdo retorikë demonizuese nga Athina apo Tirana nuk i shërben marrëdhënieve mes Greqisë e Shqipërisë dhe LSI distancohet nga kjo retorikë.
Për miratimin e ligjit të mbetjeve
- Edhe për ligjin e mbetjeve po dëgjojmë me vëmendje dhe besojmë se duhet konsensus me shoqërinë civile dhe reflektim i thellë për disa shqetësime të drejta të saj.