Që prej fillimit të punës së Operacionit Forca e Ligjit janë dërguar 205 formularë për vetdeklarimin e pasurisë.
Kërkesa e parë është dërguar në shkurt të këtij viti drejt Altin Hajrit, banues në Shkozet, i shpallur në kërkim si i përfshirë në rrëmbimin dhe dhunimin deri në vdekje të 49-vjeçarit Jan Prenga.
48 nga 148 pasuri të vendosura nën sekuestro nga Operacioni Forca e Ligjit, janë konsideruar si të marra në kundërshtim me ligjin. Ndërkohë Për 72 pasuri është kërkuar vendosja e sukuestros nga Gjykata e Posaçme, pasi SPAK i ka konsideruar të ligjshme.