Në tre vite qeverisje, një ndër justifikimet më të përdorura nga Kryeministri Rama për papunësinë e lartë dhe standardin e ulët të jetesës ka qenë “në Shqipëri ka punë, por nuk ka punëtorë!”.
Edhe pse treguesit ekonomikë nuk i mbështesnin deklaratat e Kryeministrit, në çdo dalje publike apo intervistë, pyetjeve lidhur me punësimin Zoti Rama i përgjigjej kështu:
“Këtu puna konsiderohet një Babagjysh i Vitit të Ri, që duhet të vijë në shtëpi, duhet të trokasi, duhet të vijë te krevati, duhet të thotë: zgjohu se erdha, hajde ikim bashkë tashti, të të tregoj se ku jam! Dhe ti t’i thuash: Ik ti përpara, se unë do zbres poshtë, do pi kafe edhe do shof në Facebook se çfarë ka bërë qeveria dje.”
“Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, kurse gratë janë përgjithësisht punëtore dhë të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave të tyre.”
10 shkurt 2016:
“Vende pune ka, nevoja për punë ka, por nuk ka profesionistë e zanatçinj.”
“Në të gjithë vitet që pararendën ardhjen tonë në qeveri është sponsorizuar demblezimi masiv. Shqipëria ka punë, por kërkohen punonjës të kualifikuar. Problemi është mungesa e njerëzve të kualifikuar.”
“Shumëkush quan punësim vetëm punësimin në shtet. Por është e rëndësishme që të fokusohemi për të rritur kualifikim e forcës së punës. Nuk është shteti përgjigja për këdo.”
Por afrimi i fushatës elektorale dhe zgjedhjeve ka bërë që Kryeministri Rama të ndryshojë retorikën e të mos shprehet më me arrogancë për papunësinë dhe varfërinë e qytetarëve.
Në deklaratat e fundit, Zoti Rama është përpjekur të tregohet kërkues ndaj vetes, reflektues duke treguar se është i pakënaqur me sa ka bërë dhe i është lutur qytetarëve t’i besojnë fjalëve të tij.
“Jam unë njeriu më i pakënaqur nga të gjithë ju dhe ju lutem ta besoni këtë.”
6 dhjetor 2016:
“Si mund të jem i kënaqur kur ka kaq shumë njerëz që janë ende në kthetrat e varfërisë?!”