Në Shqipëri ka lindur një lëvizje anti-Soros, e cila ka për qëllim të demontojë atë ajo quan “kastën kontrolluese sorosiane, e cila synon falimentimin e Shqipërisë”.
Një grup qytetarësh aktivë në debatin publik në vend themeluan më 10 dhjetor të këtij viti “Lëvizjen Shqiptaro-Amerikane kundër Oligarkisë Sorosiane”.
Kjo lëvizje ka për qëllim kryesor informimin e publikut për qëllimet dhe aktivetin e Sorosit për kontrollin e politikës së vendit dhe përhapjes së ideve të tij në Shqipëri.
Aksioni i parë i lëvizjes ishte paditja e Kryebashkiakut Erion Veliaj për ngritjen e biznesit të kioskave dhe pushtimin e parkingjeve publike.
Në faqen zyrtare të lëvizjes njoftohet se:
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Lëvizja Shqiptaro-Amerikane Kundër Oligarkisë Sorosjane padit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj për favorizim korruptiv të biznesit që ngriti rrjetin e kioskave në Tiranë dhe uzurpimin e parkingjeve publike pa asnjë transparencë.
Një lëvizje e tillë është krijuar edhe më parë në Gjeorgji, në vitin 2005, me qëllimin për të luftuar përhapjen e ideve të nxitura nga miliarderi Geroge Soros, të cilin ajo e quante “kërcënim për kombin gjeorgjan”.