
Televizioni Klan njoftoi sot se kreu i Misionit Euralius Rainer Deville është larguar nga Shqipëria. Mendohet se arsyet e largimit janë akuzat e opozitës për përkthimin gabim të ligjit të vetingut nga specialistët e misionit.
Megjithatë nga përfaqësues të delegacionit të BE-së në Tiranë nuk ka asnjë lajmërim zyrtar për largimin e Zotit Deville.
Projekti EURALIUS IV “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, ka për qëllim fuqizimin e pavarësisë, transparencës, dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë sipas praktikave të BE-së.
Misioni përfiton katër milionë euro për tre vjet nga fondet IPA 2013 për Shqipërinë.