Tërmetet trondisin Italinë qendrore

Tërmetet godasin sërish Italinë qendrore. Në harkun e një ore janë regjistruar tre lëkundje të tokës, më e fortë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter. Tërmetet janë ndjerë në zonën e Amatrices, Lazios dhe Romës. Epiqendra ka qenë në Montreale në provincën Aquila, 9.2 km në thellësi. Lëkundje kanë shkaktuar dëmtime në disa banesa ndërkohë që shumë rrugë janë bllokuar. Fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.

Situata paraqitet e vështirë dhe për shkak të borës dhe temperaturave nën zero. Lëkundjet kanë shkaktuar panik dhe në rrethinat e Romës. Shumë metro, shkolla e kopshte janë mbyllur ndërkohë forcat e emergjencave kanë evakuuar mijëra persona.

Në gushtin e vitit të kaluar rreth 300 persona vdiqën si shkak i tërmetit që ra në po të njëjtën zonë. Qindra të tjerë mbetën të plagosur ndërsa shumë fshatra u rrafshuan.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>