Miliarderi George Soros i pranishëm në Forumin Ekonomik në Davos foli përpara biznesmenëve pjesmarrës. Fjalimi i tij ishte i përqendruar në dy ngjarjet më të rëndësishme të botës: zgjedhja e Donald Trump President i SHBA-ve dhe Brexit.
Sipas medias britanike The Guardian, Soros në fjalim e tij është shprehur se:
Teresa May, Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar, do të qëndrojë në pushtet për aq kohë sa Brexit të torturojë qeverinë e saj, ndërsa Donald Trump është “do të jetë diktatorë” i cili do të “rrëzohet”.
Soros, i cili ishte mbështetësi kryesorë i kandidates demokrate për president Hillary Clinton tha se tregjet financiare nuk do të “shkojnë mirë” për shkak të paqartësisë së gjeneruar nga administrata e Trumpit. Ai shtoi se Trump “do të rrëzohet shumë shpejt për shkak të ideve kontradiktore”.
Ndërsa për fatin e Kryeministres Tereza May dhe Brexit, Soros parashikon se ekonomia e Britanisë do të përjetojë vështirësi të mëdha kur të ndahet pa kusht nga Bashkimi Evropian — dhe në të ardhmen kur afatet e referendumit të kenë përfunduar, Mbretëria e Bashkuar mund të rihyjë në BE ose mund të firmosi një marrëveshje të re me të.
“Sipas mendimit tim nuk ka asnjë mundësi që Kryeministrja Tereza May të qendrojë në pushtet. Ajo ka një kabinet qeveritar të përçarë, dhe mbështetje të vogël në parlament. Une mendoj se ajo nuk e ka të gjatë” — tha ai.
“Për momentin britanikët janë në mohim. Ekonomia po shkon mirë dhe ato shpresojnë se asgjë nuk do ndryshojë. Por zhvlerësimi i monedhës dhe inflacioni do të jenë një forcë e lëvizëse e madhe, e cila do të sjellë rënie të standartit të jetesës” — shtoi George Soros.
Soros në fund foli edhe për të ardhmen e BE-së. Ai u shpreh se Bashkimi Evropian është dobësuar duke i dhënë mundësinë partive anti—BE të forcohen.