Më shumë se 22 milionë amerikanë kanë votuar përpara ditës së zgjedhjeve në 3 nëntor. Ata kanë votuar me postë, ose fizikisht, raporton BBC.
Në të njëjtën periudhë të vitit 2016, kishin votuar rreth 6 milionë votues.
Ekspertët thonë se ky fenomen lidhet me pandeminë e koronavirusit, e cila ka bërë që shumë njerëz të kërkojnë alternativa ndaj votimit, për të shmangur grumbullimet në ditën e zgjedhjeve.
Raportet tregojnë se votuesit e parakohshsmë janë më shumë demokratë, dy herë më shumë se sa republikanë.
Studimet tregojnë se numri i votuesve të rinj është shumë i lartë se sa në zgjedhjet e kaluara.
Ndërsa, një sondazh i fundit i gazetës amerikane Axios zbuloi se katër në 10 studentë universitarë thanë se kishin në plan të protestonin nëse, Trump fiton.