22 shqiptarë u gjobitën dhe do të deportohen nga Policia e Kosovës, njoftoi RTK. Ata po qendronin në Kosovë pa dokumenta të rregullta. RTK shkruan se:
Trajtimi i tyre është bërë sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt me ç’rast janë zbatuar dispozitat ndëshkimore si dhe janë ndërmarrë masat e depërtimit të disa prej tyre përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve përmes vendimeve për largim me forcë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Shkeljet sipas Ligjit për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë lëmosh-kërkues dhe muzikantë rruge, mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore, si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Kosovë.