23 mjekë me Covid humbën jetën në Kosovë

Nga Exit News
23 mjekë me Covid humbën jetën në Kosovë

Kosova ka humbur 23 mjekë që nga fillimi i pandemisë. Covid-19 ashtu si edhe në vendet e tjera që iu prekën nga ky virus, i ka marrë jetën edhe atyre që janë duke luftuar në vijën e parë.

Nga marsi e deri tani në Kosovë humbën jetën 17 mjekë dhe 6 infermierë, përcjell Kosovapress.

Mjeku Gëzim Berisha i cili shërbeu në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, nuk arriti të përballonte bejten me Covid-19.

Daja i tij, Musa Krasniqi ka treguar për Kosovapress, se ajo që ia ka marrë jetën Berishës ishte sëmundja që ai kishte në mushkëri.

“Betejën e humbi në moshën 52 vjeçare. E ka pasur një ftohje të mushkërive dhe duket si pikërisht ajo ka qenë shkaktari kryesor që nuk mundi t’ia dalë kësaj sëmundje për ta fituar betejën”, tha ai.

Në korrik, humbi jetën Kujtim Macula, i cili ka shërbyer si dentist.

Vajza e tij, tregoi se “kur e morën vesh që babai i tyre ishte infektuar, asnjëherë nuk e kanë menduar se ky virus do ua merrte nga jeta më të dashurin e tyre, pasi ai gëzonte shëndet të mirë”.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu njoftoi se nga fillimi i pandemisë e deri tani rreth 1130 mjekë u infektuan nga koronavirusi, e 17 prej tyre nuk arritën ta mposhtin atë.

 “Kjo është humbje e madhe së pari për familjen por edhe humbje e madhe për komunitetin tonë, por edhe për vetë institucionet ku kanë dhënë shërbime, duke marrë parasysh se nuk jemi shumë, edhe ashtu kemi mungesa, dhe kur flasim se që të gjithë pa përjashtim kanë qenë mjekë me përvojë të specialiteteve dhe profesioneve dhe ekspertiza e tyre e establuar e vërtetuar, atëherë është humbje edhe më e madhe”, tha ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>