23 persona të rinj u me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 146 të infektuar.
Në informimin e përditshëm, të mërkurën paradite, zëvendësministrja Mira Rakacolli informoi se harta e personave të prekurit është zgjeruar gjatë 24 orëve të fundit në Krujë me një person të prekur.
Në 24 orët e fundit janë testuar 111 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1041 persona, ku:
– 146 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 17 janë shëruar,
– 5 kanë vdekur,
– 72 persona janë të shtruar në spital,
– 4 prej tyre janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Pacientët e shëruar duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.
Përhapja e koronavirusit deri më 25 mars është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 83 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Durrës: 9 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 14 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Lushnje: 4 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 3 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona, një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Korçë: 11 persona;
—Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 3 person;
— Në Lezhë: 4 person;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person
— Në Krujë: 1 person.
Deri tani, të gjithë personat e prekur kanë pasur kontakte me pacientët e mëparshëm ose kanë pasur histori udhëtimi në Itali.