23 turistë shqiptarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 nga kontrollet e ushtruara në kufirin grek, raportoi Zëvendësministri i Mbrojtjes Civile në Greqi, Nikos Haradalias në një konferencë për median, sipas Abc News. Shqipëria është një ndër pesë vendet me më shumë turistë të gjetur pozitiv.
Haradalias tha se nga pushuesit kanë rezultuar pozitiv 295 presona, Në 105 në aeroporte, 4 në porte dhe 186 në rrugë tokësore. Nga 295 raste 78 raste janë shtetas serb, 63 bullgarë, 61 rumunë, 23 shqiptarë dhe 26 nga SHBA.
Në Greqi kanë mbërritur, që prej 1 korrikut 918.032 persona, nga të cilët 620,652 kanë mbërritur nga ajri; 48.720 me varkë; 248.660 në rrugë tokësore.
Deri më tani janë kryer 127,000 teste, që do të thotë se 13.9% e atyre që erdhën u kontrolluan.