
2 664 mësues nga Kukësi, Shkodra, Lezha, Tirana, Durrësi, Lushnja e Korça kanë marrë dozën e parë të vaksinës së koronavirusit. Të dhënat i ka publikuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në faqen e saj në Facebook.
Prej ditës së martë në vend ka nisur vaksinimi i mësuesve në të gjithë vendin me vaksinën AstraZeneca. Disa prej mësuesve nuk kanë pranuar të vaksinohen për shkak të efekteve anësore të vaksinës të shfaqura në vendet e tjera.
Deri më tani 13 vende të BE-së e kanë pezulluar administrimin e vaksinës deri në një vendim përfudimtar të Autoritetit shëndetësor evropian.