
Komisioni Europian së bashku me organizatën Global Citizen do të organizojnë një koncert, për të mbledhur fonde për zhvillimin e vaksinës anti Covid-19. Koncerti do të zhvillohet me 27 qershor.
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se koncerti do të jetë një “moment i rrallë i bashkimit global” duke theksuar se “artistët kanë fuqinë për të frymëzuar për ndryshim”.
Në koncert do të marrin pjesë artistës si: Shakira, Coldplay, Miley Cyrus, Usher, Justin Bieber, Charlize Theron, David Beckham etj.
Aktori Dwayne Johnson do të jetë prezantuesi i këtij koncerti.