Droga shqiptare po fuqizon mafian pulieze

Droga shqiptare po fuqizon mafian pulieze

Droga shqiptare tashmë është kthyer në një problem serioz për Italinë. Në mënyrë të veçanë, ky trafik ka rritur ashpërsinë e organizatave kriminale pulieze. Trafiku i drogës nga Shqipëria ka rritur gjithashtu vrasjet mafioze në Itali.

Këtë deklaratë e ka bërë Prokurori i Antimafias italiane Franco Roberti për radion italiane shtetërore RAI. Deklarata erdhi pas vrasjes para dy ditësh të katër personave në një atentat mafioz në zonën e Foxhias të Rajonit të Pulias. Në një atentat-pusi në rrugë u vra ndërsa udhëtonte me makinë Mario Luciano Rumito, një nga krerët e mafies të krahinës së Foxhias, dhe një bashkëpunëtor i tij. Kriminelët vranë, gjithashtu, dy dëshmitarë të rastësishëm të atentatit.

Numri i vrajseve mafioze në Foxhia—pjesë e rajonit të Pulias—gjatë këtij viti ka arritur në 17 raste. Mediat italiane raportojnë se ashpërsimi i krimit puliez ka të bëjë me kalimin e saj nga krimi i përqëndruar në bujqësi dhe turizëm në aktivitet për të kontrolluar rrugën e kalimit të drogës që vjen nga Shqipëria.

Nisur nga ky fakt, shefi i antimafies italiane Roberti është shprehur se mafia pulieze nuk mund të konsiderohet më mafie e dorës së dytë, pasi droga e ardhur nga Shqipëria e ka ndryshuar situatën në mënyrë dramatike. Ndër të tjera Roberti u shpreh se:

Sot konflikti [mes grupeve mafioze] është ndezur për trafikun e drgoës, veçanërisht drogës së lehtë [marijuana] që vjen nga Shqipëria. Ky është një biznes i jashtëzakonshëm që ushqyen urinë e klaneve që mbulojnë bregun e Adriatikut, nga Foggia e deri në pjesën tjetër të Evropës.

Muajt e fundit kemi vizituar Shqipërinë për të kërkuar bashkëpunim, ne u takuam në Romë me Ministrin shqiptarë të Punëve të Brendshme, i cili na premtoi një bashkëpunim më të madhe. Është e domosdoshme të thyejmë ligjin e heshtjes mafioze dhe të krijojmë një kulturë të ligjit që në atë vend është ende e pazhvilluar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>