Italia raportoi të enjten 427 viktima të tjera nga koronavirusi duke e çuar numrin total në 3 405 të vdekur, rreth 160 më shumë se sa Kina (3 245), që deri sot ishte vendi më i prekur në botë.
Autoritetet shëndetësore italiane raportuan se kurba e epidemisë mbetet në rritje me tashmë 41 035 të infektuar, ku Lombardia është rajoni më i prekur me 2 168 viktima dhe rreth 20 mijë të infektuar.