Një inxhinier dhe dy punëtorë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në minierën ‘Balgjaj’, në Selishtë të Dibrës.
Policia ka njoftuar se punonjësit e humbur janë shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë.
Deri më tani dyshimet më forta janë se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.
Policia po vijon punën për të gjetur të humburit.